Pas revistës prestigjioze franceze “Voyages et Tourisme”, tani është radha e revistës “Grazia” për të theksuar qytetin e bukur të Gjirokastrës si një destinacion të cilin duhet ta vizitojnë të huajt.
Gjirokastra ndodhet në majat e Malit të Gjerë, në jug të Shqipërisë. Karakterizohet nga shtëpitë tradicionale dhe është një pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s që nga viti 2005.
Qyteti historik i Gjirokastrës është një shembull i rrallë i një qyteti osman të ruajtur mirë, ndërtuar nga fermerë që kishin pronë të mëdha, rreth një kështjelle të shekullit XIII.
Përveç bukurisë së saj natyrore, Gjirokastra është një nga qytetet e rralla në botë, e vendosur në shpatet e një male, që e bën shëtitjen shumë të këndshme, por edhe të sfidueshme. Artikulli gjithashtu thekson praninë e shumë ndërtesave fetare të vjetra, si një xhami osmane dhe disa kisha të vjetra, si dhe një bazilikë e madhe jashtë qytetit.
Përveç pamjeve të mahnitshme, kostoja e jetesës në këtë zonë të Ballkanit është shumë e përballueshme. Hotelat ofrojnë çmime mesatare prej 40 deri në 75 euro për person për 5 netë, duke përfshirë edhe mëngjesin. Përveç çmimeve të lira, qyteti vlerësohet edhe për kuzhinën e tij të pasur dhe unike, duke ofruar specialitete që nuk gjeni kudo tjetër.