Takimi me njerëz të rinj është një nga përvojat më frymëzuese në jetë. Çdo person që tashmë ka një rol të rëndësishëm në jetën tonë, nga mik, koleg, deri te partneri, dikur ishte thjesht një i panjohur. E kur i takuam ata për herë të parë, asnjëherë nuk mund të kishim parashikuar se do të zhvillonte marrëdhënien që ndajmë sot – ose mund të kishim?
Për të kuptuar personalitetin dhe karakterin e një personi, një pyetje është shumë efektive, sipas studimeve të kryera në Universitetin e Nebraskës.
Thjesht kërkoni opinionin e personit për dikë tjetër.
Kjo teknikë e thjeshtë lejon njerëzit të shohin karakteristikat e tyre te të tjerët. Kështu, një person egoist do të shohë elementë egoizmi te të tjerët, ndërsa një person i sjellshëm do të vërenjë zakone më të mira dhe më të buta.
Përpos kësaj, studiuesit gjithashtu gjetën se pjesëmarrësit që i gjykonin të tjerët në mënyrë pozitive, ishin më të lumtur dhe më të qëndrueshëm emocionalisht. Ndërkohë, ata që i shikonin të tjerët me sy kritik ishin më të prirur të kishin sjellje anti-sociale dhe të shoqëroheshin me zakone negative.
Megjithatë, është e rëndësishme të kuptojmë se paragjykimet që një person mund të ketë për të tjerët, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ata ndërlidhen me sjellje të ngjashme në vetvete. Në fakt, shumë njerëz me paragjykime negative mund të jenë të ndryshëm kur bëhet fjalë për veten e tyre.