Në shkollat shqiptare, inteligjenca artificiale po merr jetë nëpërmjet nismave të reja inovative. Një laborator i ri është themeluar në gjimnazin Arben Broci në Tiranë, duke e bërë këtë shkollë një ndër 25-të në të gjithë vendin që ofron këtë mundësi. Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur lajmin në llogarinë e tij në Facebook, duke e shpallur këtë hap si një përparim në fushën e arsimit dhe teknologjisë në vend.
“Laboratori i ri i Inteligjencës Artificiale në Gjimnazin Arben Broci – Tiranë 25 laboratorë të inteligjencës artificiale janë tashmë një realitet në shkollat tona, duke hapur një horizont të ri mundësish për të rinjtë në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale”, shkruan Rama.