Chiara Ferragni është ndaluar nga i njëjti gazetar që ndaloi Fedez për ta pyetur për ndarjen e tyre.
“Nuk kam asgjë për të thënë. A mund të më lini të shkoj të psikologu im në paqe? Është një moment i dhimbshëm”, tha ajo.
E veshur sportive, me një kapuç të hedhur në kokë, Chiara ishte e shoqëruar nga një truprojë.
Ky reagim i Chiara Ferragnit vjen fill pas intervistës që ajo dha për “Corriere.it”, ku u shpreh se kjo periudhë i dedikohet mbrojtjes së familjes.