aktualitet, Lajme

Vazhdon “Vula”, Basha kërkon zbardhjen e vendimit të Gjykatës së Lartë

Edhe organizata “Rithemelimi” ka bërë të njëjtën kërkesë më herët.

Për shkak të vonës në procesin e rishqyrtimit të çështjes së vulës së PD në Gjykatën e Apelit, ende nuk ka një vendim të qartë. Për herë të tretë gjatë këtij periudhe kohore, PD-ja nën udhëheqjen e Lulzim Bashës ka bërë një kërkesë zyrtare për të kërkuar qartësi nga gjykata në lidhje me vendimin e 27 Dhjetorit, me synimin e përfundimit të konfliktit mbi përkatësinë e grupimeve brenda PD-së në lidhje me vulën.

“Zbardhjen sa më shpejt të vendimit të marrë në datën 27 dhe dërgimin e dosjes pranë gjykatës së Apëlit për t’i dhënë mundësi kësaj gjykate që në një kohë sa më të shkurtër të japë një vendim përfundimtar në lidhje me çështjen gjyqësore të Partisë Demokratike. Është një detyrim nga ana e gjykatës së laertë e cila po mbush praktikisht dy muaj nga vendimmarrja dhe është afërsisht 30 ditë në shkelje të afatit ligjor për zbardhjen e këtij vendimi. Do bëjë kërkesa të vazhdueshme deri në zbardhjen e këtij vendimi.”

Edhe përfaqësuesit e PD-së, nën drejtimin e Sali Berishës, kanë kërkuar që vendimi i Gjykatës së Lartë të zbulohej sa më shpejt, duke theksuar se kjo do të mbyllte debatin për vulën brenda partisë.

Më 3 Mars të vitit të kaluar, gjykata e Apelit e ktheu çështjen e vulës së PD-së në Gjykatën e Tiranës, e cila kishte njohur Kuvendin Kombëtar të thirrur nga grupi “Rithemelimi” dhe vendimet që kishin dalë nga ky kuvend, duke përfshirë shkarkimin e të gjitha strukturave dhe figurave drejtuese të Partisë Demokratike.

Më 27 Dhjetor, Gjykata e Lartë konstatoi se Gjykata e Apelit lejoi shkelje procedurale që e bënën të papranueshëm vendimin e saj dhe për këtë arsye çështja duhet të rishqyrtohet nga një trupë gjyqtarësh tjetër.

Në situatën aktuale, megjithëse vendimi i Gjykatës së Tiranës mbetet në fuqi, përfaqësimi zyrtar i PD-së mbetet te Lulzim Basha, derisa të vijë një vendim i formës së prerë.

100 Ide për Argëtim në Plazh

100 Ide për Argëtim në Plazh Plazhi është një nga vendet më të mira për të kaluar kohën, por nganjëherë mund të ndiheni se aktivitetet janë të kufizuara. Ja 100 ide për të mos u mërzitur kurrë në plazh, qoftë

Lexo »

iOS 18: Këtu janë disa veçori të reja

Apple Apple sapo zbuloi përditësimin e tij të pritur me padurim iOS 18, i cili përfshin një nuancë të madhe të shijes së vet të AI. Por fjalimi kryesor i WWDC 2024 nuk do të mbahet mend vetëm për një

Lexo »

Doni të shkoni në Santorini?

Nëse po planifikoni të vizitoni Santorinim duhet të dini këto gjëra: Santorini: Perlë e Detit Egje Një nga ishujt më të famshëm të Greqisë, është destinacioni ideal për ata që kërkojnë një përvojë unike dhe të paharrueshme. Ky ishull, i

Lexo »

Pozitivitet dhe Qetësi

Stacion TV Alternativ

Aventurat TV është burimi juaj i zgjedhur për emocionin e televizionit. Ne ofrojmë një përmbajtje të pasur dhe argëtuese për të gjithë shikuesit tanë.

Më Shumë
Sponsor