Ankaraja ka zënë një pozicion të fortë në mbështetje të kauzës palestineze në botën muslimane, ndërsa Tirana është vendosur në krah të promovuesve të të drejtës së shtetit të Izraelit për vetëmbrojtje. Megjithatë, kjo nuk e ka ndaluar presidentin turk Erdogan për të falënderuar kryeministrin Rama për mbështetjen ndaj popullit palestinez, veçanërisht në kohën e katastrofës humanitare si pasojë e sulmeve të Izraelit në Gazë.
Këto deklarata u bënë gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Turqi të martën, dhe Erdogan theksoi se vota e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ishte një hap i rëndësishëm drejt solidaritetit me popullin palestinez.