Andreas Behme, autor i golin fitues për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës në vitin 1990, ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare. Mbrojtësi i krahut të majtë shënoi një penalti vendimtar në minutën e 85 dhe Gjermania e atëhershme, nën udhëheqjen e Franz Beckenbauer, mundi Argjentinën 1-0 në Romë.
Behme luajti 86 ndeshje për kombëtaren gjermane dhe fitoi Bundesligën me Kaiserslautern dhe Bayern Munich. Ai gjithashtu fitoi një titull në Seria A me Interin.
BILD raporton se futbolli në Gjermani ka humbur një kampion botë. Dyshohet se Behme humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak. Pavarësisht dërgimit në spital, ishte shumë vonë për të.
Andreas Behme ka luajtur edhe në Spanjë për Real Zaragozën. Mediat gjermane raportojnë se ai ishte shumë i prekur nga vdekja e mikut dhe mentorit të tij, Franz Beckenbauer. “Behme u shua 44 ditë pas vdekjes së ‘Perandorit’”, shkruan BILD.
Edhe pse pati një karrierë të suksesshme si futbollist, Behme nuk arriti të përsëriste suksesin si trajner. Ai mori ngushëllime nga bota e sportit për kontributin e tij në ekipet për të cilat luajti, duke përfshirë edhe faktin që Interi luan me shirit të zi në krahë në ndeshjen e tyre kundër Atletico Madrid.